Ivi Kaso: S’duam alternativë të tretë opozitare

“Unë, bashkë me kolegët e mi, nuk kemi dashur kurrë që të krijojmë një alternativë të tretë opozitare jashtë PD-së. Ideja, nga persona jo dashamirës, është etiketuar si një lëvizje, si një partie e re si një fraksion jashtë PD-së. Ne kemi dashur të japim alternativën tonë brenda PD-së. Nuk ka qenë dhe nuk është kurrë qëllimi jonë të lëviznim jashtë perimetrit kufizues të PD-së”.

Ivi Kaso nga Komisioni i Rithemelimit, thotë se nuk kishte asnjë dyshim për pozicionimin e tij me Komisionin e Rithemelimit në momentin që pa nga u rreshtuan anëtarët e partisë.

“Pikërisht për këtë arsye, në momentin që u bë e qartë për mua si njeri i përfshirë në politik, si jurist, sekretar i PD, ku qëndronte qartë vullneti i demokratëve, në atë moment nuk ka pasur asnjë hezitim për mua në cilën anë duhet të rreshtohesha, sa i përket vijimit të aksionit politik brenda PD-së.

Nëse dikush ka ndërmend të mbajë vulën, firmën, selinë, e të tjera dhe të krijojë një lëvizje politike nga ajo se çka është vullneti i PD, që është anëtarësia, që janë delegatët e saj, atëherë kjo është çështje e të tjerëve”,-tha në “A2cnn”.

SHKARKO APP