Izet Haxhia akuzon Berishën: Pagoi 1 milion euro për të më eliminuar

Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, është paraqitur sërish sot në gjyq, në Gjykatën e Tiranës, e cila pritet të rivendosë në afat ankimimin në Apel për çështjen e ngritur prej tij, atë të rihapjes së dosjes “Hajdari”.

Ndryshe nga hera e parë, këtë radhë Haxhia është prezantuar vetëm me një këmishë të bardhë dhe pa xhaketë.

Pasi ka hyrë në gjyq, ka përshëndetur me dorë nga salla dhe me pas ka shkëmbyer disa fjalë me avokatin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupa gjykuese, që drejtohet nga gjyqtari Besnik Hoxha, tha se gjykata është njohur me dosjen dhe kërkesat e palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancë foli edhe vetë Haxhia, i cili akuzoi sërish ish-kryeministrin Sali Berisha se ka paguar 1 mln euro për eliminimin e tij.

“Nëse bëhet rigjykim, do ta provoj këtë”- tha Haxhia në gjyq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?