Izet Haxhia del përpara Gjykatës së Tiranës, ç’do vendoset për dosjen “Hajdari”

Me pranga në duar dhe i veshur me kostum të zi. Izet Haxhia ka dalë sot për herë të parë përpara Gjykatës së Tiranës, pas ekstradimit vullnetar nga Turqia, pasi ndaj tij ka një dënim në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator ’98. Report Tv ka siguruar pamjet e para të ish-truprojës së Sali Berishës, i cili për herë të parë shfaqet përpara një gjykate shqiptare.

Izet Haxhia kërkon rihapjen e dosjes “Azem Hajdari”, kërkesë e cila do shqyrtohet sot nga Gjykata e Tiranës. Trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili është bërë i njohur për gjyqin e 21 janarit pasi shpalli të pafajshëm gardistët që vranë 4 protestuesit e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai ka gjykuar edhe çështjen “Gërdeci” ku humbën jetën 26 persona nga shpërthimi i fabrikave të demontimit të armëve.

Në këtë proces, Izet Haxhia mbrohet nga avokati Bashkim Nikolla, ndërsa pala e akuzës nga Prokurori Petrit Bici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në seancën gjyqësore merr pjesë edhe një nga familjarët e Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, si dhe miku i tij, Romeo Kara, ish-avokat i OSHEE-së i cili ka denoncuar skandalin e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ-it. Për dënimin në mungesë ndaj Izet Haxhisë, Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar se procesi ndaj Izetit ka pasur parregullsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?