Izet Haxhia: Ja lidhjet e Mulletit me PD-në

Pas përmendjes së Ismail Mulletit në skandalin e “Panama Papers”, ka reaguar edhe Izet Haxhia, që i njeh mirë lidhjet e tij me PD-në.

Haxhia thotë se Mulleti, që thirrej Il, ka qenë i lidhur më së shumti me Tritan Shehun dhe Berishën.

Po lexoja lajmet mbi skandalin finaciar te ‘Panama Papers ‘ dhe me beri pershtypje nje emer i njohur per mua por edhe per politikanet e PD, qe nga vitet e sundimit te pare 92-97 ..

E kam fjalen per Ismail Mulletin apo siç therritet ndryshe Il Mulleti..

Ky person ka qene nje mik i ngushte i Tritan Shehut dhe me vone i Berishes..

Ne kohen e kontrabandes se naftes me Serbine gjate luftes se Bosnjes, ka luajtur rol kyç ne kete kontrabande duke qene ortaku i Tritan Shehut ne firmen e PD.

Shqiponja qe ka qene pergjegjese dhe ka kryer kete kontrabande me bekimin dhe dijenin e vete marshallit …

Dua te shtoj se vellai i Il Mulletit se bashku me Anton Gjergjin jane dy personat qe vune bomben tek VEFA, me dijeninë dhe urdher te SHIK-ut.

Te ben pershtypje fakti qe ky person ka fituar tenderin e ngjyrosjes se karburanteve, vetem pak dite para se marshalli te dorëzonte pushtetin te kuqeve siç i quan ai, dhe per çudi keta te kuqte e ‘e ndershem’ qe erdhen ne pushtet me premtimin se do te luftonin korrupsionin dhe anullonin te gjitha aferat dhe tenderat korruptive te qeverise se meparshme , vazhdojne te shijojne parate qe vijne nga keta tendera korruptive, duke i shtuar edhe te tjere..

Ketu duhet ta kerkojme ne si popull se perse nuk po behet reforma ne drejtesi por vetem loje fjalesh, dhe akuza fallco nga te dy krahet politike jo e lagu se lagu..

Rrenjet e kesaj mafie politike qe na drejton per 25 vite me radhe jane kaq te thella e te mpleksura me njera- tjetren, sa asnje reforme apo rotacion politik nuk mund t’i shkule apo nxjerr ne shesh ato..

Duhet nje permbysje e madhe qe te pastroje njehere e mire politiken mafioze te Tiranes qe si vampire te pangopur me gjakun e ketij populli, nuk njofin as ligj as drejtesi por vetem para..

I takon popullit ta thote fjalen e vet dhe jo te shesi voten ….”, shkruan Haxhia.

SHKARKO APP