Izet Haxhisë i refuzohet kërkesa për lirim, çështja në Gjykatën e Lartë

Dosja e Izet Haxhisë i kalon për kompetencë në Gjykatës së Lartë. Gjykatës e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi sot kërkesën e Haxhisë për lirimin e tij, ndërsa prokurori Eneid Nakuci kërkoi nga gjykata të shpallet moskompetencë pasi vrasja nuk është kompetencë e SPAK.

Haxhiaj kërkoi lirimin me argumentin se kanë mbaruar afatet e paraburgimit, ndërsa kjo kërkesë u rrëzua deri në vendimin që do të japë Gjykata e Lartë tashme me 4 gjyqtarë.

Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi ishte dënuar në mungesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkon rigjykim me pretendimin se zotëron prova të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?