Izet Mexhiti për ngjarjen e presidentes Osmani në Shkup: Të gjithë institucionet e shtetit kanë reaguar për të zgjidhur keqkuptimin

Si kurrë më parë, dhe si asnjë kryetar shteti në botë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një sulm të rëndë dhe të dënueshëm të enjten në Shkup, pasi do ta përdorte këtë aeroport si tranzit për të shkuar në Slloveni.

Zv. kryeministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se për rastin në fjalë kanë reaguar të gjithë institucionet në vend. Mexhiti akuzon BDI-në për mungesë të kulturës politike të cilën vazhdon ta demonstrojë që nga momenti i humbjes së zgjedhjeve dhe kalimit në opozitë.

“Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime. Keqkuptimi i shkaktuar mes MPB, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja”, shkruan Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

Mexhiti akuzon BDI-në për mungesë të kulturës politike të cilën vazhdon ta demonstrojë që nga momenti i humbjes së zgjedhjeve dhe kalimit në opozitë.

“Ftoj BDI-në të tregojë seriozitet dhe pjekuri politike dhe të sillet si opozitë konstruktive. Raportet ndërshtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla, dhe ato nuk mund t’i cënojë frustracioni opozitar i një partie politike dhe megafonëve të saj që bëjnë lajme të rrejshme për honorare të majme”, thotë Mexhiti.

SHKARKO APP