Izolimi i Berishës, Gjykata shtyn sërish seancën. Vendimi do të jepet të shtunën

Për herë të disatë, edhe këtë të enjte është shtyrë seanca për vulosjen e vendimit që SPAK kërkon për Sali Berishën, që është ”arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore dhe jo komunikim, veç se me personat që bashkëjeton. Gjatë ditës së sotme, avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi.

Seanca e rradhës do të mbahet më 30 dhjetor, të shtunën në orën 12:00. Mësohet se shkak janë bërë kërkesat e avokatëve të cilët kanë depozituar në sekretarinë e gjykatës kërkesën për prova të mëtejshme lidhur me procesin.

Seanca për caktimin e masës ndaj Berishës është shtyrë për të tretën herë lidhet me një strategji të ndjekur nga avokatët e tij, të cilët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

SHKARKO APP