Izolimi i kokave të krimit, Gjonaj jep porositë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Në mbledhjen me dyer të mbyllura çështjet kryesore të ngritura nga ministrja Gjonaj ishin ato të sigurisë në sistemin e burgje dhe në kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Zyra e shtypit njofton se mbledhja gjithashtu ka pasur të bëjë dhe me regjimin e posaçëm për kokat e krimit që do të izolohen sipas ligjit italian dhe masat që duhet të marren nga punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgje, për zbatimin e tij.

Kjo mbledhje vjen edhe në kuadër të masave të shtuara të sigurisë së burgjeve edhe të ngjarjeve të fundit ku janë kapur nga forcat e Policisë së Burgjeve dhe SHKBB-ja, një sërë sendesh të ndaluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dielën në ambientet e burgut të Peqinit u gjetën katër aparate celulari të fshehura në pajisjet elektro-shtëpiake, ndërsa në Korçë një i burgosur, i cili sapo ishte kthyer nga leja shpërblyese, kishte arritur të fuste 22 doza droge në burg. Ai i kishte gëlltitur këto doza dhe zbulimi u bë pas kontrolleve të kryera në ekografi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?