Izolimi i të burgosurëve dhe fëmijëve me Covid-19? Flet specialistja e ISHP-së
Specialistja e Institut të Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se edhe me personat që vuajnë dënimin në burgje, të prekur nga Covid-19, ndiqet po e njëjti protokoll, ai i izolimit. Tomini teksa i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë përditësimit të të dhënave të fundit për situatën në vend, tha ndër të tjera se në Pediatri nuk ka asnjë fëmijë, të prekur nga virusi që është i shtruar.
Si do të veprohet me personat e prekur nga Covid-19 që vuajnë dënimin? Ku do të trajtohen ata?
E kemi shprehur dhe herë të tjera, se për çdo rast të dyshuar apo të konfirmuar, ndiqet protokolli, kundrejt izolimit dhe vetkarantinimit të personave që janë pa simptoma dhe pa klinikë. Sigurisht që po ndiqet protokolli.
Sa fëmijë ka pasur të shtruar me Covid-19 në Pediatri?
Deri në këto momente, asnjë person i moshës pediatrike nuk ka qenë i shtruar apo i hospitalizuar në pediatri.