Izolimi në shtëpi rrit probabilitetin e dhunës në familje

Prej 1 muaj Shqipëria ka të mbyllur çdo institucion arsimor. Qindra fëmijë në mbarë botën kanë gjasa të përballen me shumë kërcënime ndaj sigurisë së tyre, duke përfshirë keqtrajtimin, dhunën me bazë gjinore apo shfrytëzimin për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19. Të qëndrojnë në shtëpi për ata mund të jetë një rrezik shumë i madh.

Përqindje të larta të shfrytëzimit dhe abuzimit të fëmijëve janë shënuar edhe gjatë emergjencave të mëparshme të shëndetit publik. Konkretisht, karantinimi gjatë shpërthimit të sëmundjes së ebolës në Afrikën perëndimore dhe qendrore solli një rritje të madhe të përqindjes së dhunës tek fëmijët.

Sipas organizatës jo-qeveritare “Save The Children” ata fëmijë të cilët jetojnë në vendet e varfra apo me familje të cilat kanë të ardhura minimale janë më të pambrojturit. Kjo për shkak se Covid-19 ka një ndikim të madh në ekonomi dhe në ndërprerjen e të ardhurave, ky faktor mund të ketë pasoja shkatërruese në shumë familje.

SHKARKO APP