Izolimi nga dëbora, banorët hapin vetë rrugën në Dibër

Të izoluar prej ditësh nga bora dhe në pamundësi komunikimi me pjesën tjetër të vendit, banorët e fshatit Shumbat në Dibër janë organizuar për të hapur vetë rrugën për të mundësuar transportin me fugon për në spital të 4 të sëmurëve në fshat, për të cilët mungonte mjekimi.

Banorët tregojnë se fadroma ka hyrë disa dhjetëra metra duke mos e hapur plotësisht rrugën dhe është kthyer. Por, vetë ata kanë mundur të hapin 3 km rrugë deri në segmentin kryesor.

Situata është e njëjtë edhe në fshatrat e tjerë të njësisë Sllovë, ku edhe në Dipjakë banorët kishin dalë ta hapnin vetë rrugën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Dibër, pjesa më e madhe e fshatrave të thella janë të izoluara dhe nuk kanë rrugë për automjete që të lidhen me qytetin e Peshkopisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?