Izolohet vatra e zjarrit në parkun natyror të Korabit, falë zjarrfikësve nga Kosova

Lajm i mirë vjen për situatën në vendin e quajtur Koritnik, brenda parkut natyror Korab-Koritnik, aty ku është izoluar plotësisht zjarri i shfaqur dje.

Shuarja e flakëve u bë nga punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Kukës, të njësisë Tërthorë, zjarrfikës nga Kosova si dhe nga vullnetarë të tjerë.

Kjo vatër zjarri ka përshkruar një sipërfaqe afërsisht 3 ha në pyje të lartë rrobulli, pishë e zezë dhe bredh i bardhë e cila po mbahet nën monitorim për ndonjë riaktivizim të mundshëm nga punonjësit tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?