Ja 17-vjeçarja që u qëllua për vdekje në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të mërkure kryeqytetin. Një adoleshente ka gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër i ri ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u qëlluan me armë zjarri. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës sqarojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laprakë, rreth orës 18:17 minuta.
Viktima është Briselda Gjikola, vetëm 17-vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur 23-vjeçari Erion Bengo. Dy të rinjtë mësohet se ndodheshin në makinë, kur u qëlluan me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Gjikola dhe Bengo mbetën fillimisht të plagosur. Ata u dërguan me urgjencë në spital por e reja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. 23-vjeçari mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihen ende rrethanat e plota apo motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autoritetet policore thonë se po punohet për zbardhjen e plotë të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Mësohet se mbi viktimën dhe të plagosurit kanë qëlluar dy persona. Ata ishin të maskuar jashtë makinës ku ndodheshin të rinjtë. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes. Mbi ta kanë qëlluar dy persona. 17-vjeçarja dhe i riu, kanë patur shenja në fytyrë dhe në trup.
KOHA JONË SONDAZH

