Ja 22 qendrat shëndetësore që do të hapen në zonat turistike

Duke filluar nga ditët e para të qershorit deri më 31 gusht, do të hapen disa qendra shëndetësore që do të jenë në shërbim të qytetarëve, pranë zonave turistike.

Nisur nga problematika e vërejtur gjatë viteve të shkuara gjatë sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të mundësojnë kujdes shëndetësor të përforcuar në zonat turistike, për të qenë në këtë mënyrë më afër turistëve vendas dhe të huaj për çdo emergjencë apo problematikë shëndetësore.

Sipas Kryeministrit Rama, kjo është një mbështetje e drejtëpërdrejtë për operatorët dhe ofruesit e shërbimeve, për pronarët e hoteleve, të cilët këtë nisëm e bëjnë pjesë të promovimit të hotelit apo shërbimit të tyre.

Ndërkohë që për Drejtorin e FSDKSH, Astrit Beci, këto qendra do të ofrojnë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit veror, duke filluar nga barnat, materialet mjekësore, personel mjekësor (2 mjekë dhe 2 infermierë) që do të kontraktohen për këtë periudhë në qendrat shëndetësore që ndodhen pranë lokaliteteve turistike.

Sakaq, këto qendra do të kenë mjekë dhe infermierë për shërbim të pandrerprerë. Fondi që do të akordohet është 60,5 milion lekë që do të përdoren për barna dhe materiale mjekësore, ambientet dhe personelin mjekësor për këto qendra shëndetësore.

Nderkaq,  Fondi po shikon mundësinë e financimit të shërbimit të pandërprerë përtej këtij afati, pas kërkesave të bëra gjatë vizitës së ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të Fondit në disa qendra shëndetësore alpine, ku sezoni vijon përtej datës 31 gusht.

Qendrat shëndetësore që do të kenë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit turistik janë që nga Valbona, Thethi e Razma në veri dhe në zonat bregdetare duke filluar që nga Velipoja deri në Ksamil, si vijon:

Valbonë Theth
Razëm Velipojë
Shëngjin Plazhi i Currilave
Plazhi Durrës
Gjiri i Lalzit
Shkëmbi i Kavajës
Plazhi Golem
Mali i Robit
Plazhi Divjakë
Plazhi Darëzes
Plazhi Zvërnec
Plazhi i Vjetër
Plazhi i Radhimës
Plazhi i Dhërmiut
Plazhi Himarë
Plazhi Qeparo
Plazhi Ksamil+Pasqyrat
Plazhi i Vjetër
Plazhi Pogradec

SHKARKO APP