Ja ç’do të ndodhë me hapjen e transportit publik
Punonjësit e transportit publik vijojnë të protestojnë, duke e bërë të paqartë atë çfarë do të ndodhë ditën e hënë. Nisur nga gjendja e Covid-19 në vendin tonë, u mor vendimi që transporti publik të rifillojë 1 javë më vonë nga data e përcaktuar.
“Edhe nëse do përplasemi me policinë sërish do të dalim Na ka shkuar thika në fyt. Në këtë lloj gjendje nuk mund ta përballojmë. Do të vazhdojmë protestën çdo ditë. Transporti publik dihet së është rrezik, por rrezik janë edhe fasonet. Janë mbi 10 mijë punëtorë që kanë mbetur pa punë. Po vazhdojnë talljet. Kështu është e pamundur të vazhdohet. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen do të futemi në grevë. Të pranohet akciza e naftës për transportin. Të bëhet një paktë e dytë për transportin. Duhet të pranohen kërkesat tona. Ka shumë persona që mbajnë familjen me këtë rrogë”.
Punonjësit lajmëruan se nëse nuk ka asnjë reagim zyrtar, protesta do të vijojë, gjë që e bën të paqartë nisjen e transportit publik javën e ardhshme.