Ja çfarë lanë pas protestuesit e opozitës

Xhama të thyer, fasada të ndotura, rrjeta teli të shkatërruara, lulishte të dëmtuara, flakadanë të djegur, e mbeturina pa fund.

Kjo ishte panorama e asaj që la pas protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ambientin rreth Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kanë goditur në vazhdimësi godinat e institucioneve shtetërore me flakadanë dhe bojë, ndërsa kanë shkatërruar dhe shkelur çdo gjë që u ka dalë para.

Siç shihet edhe nga fotot ata kanë shkatërruar edhe gjithë rrethimin e firmës që po bënë ndërtimin e lulishtes pas monumentit të Skënderbeut, ndërsa platformat e hekurta i kanë përdorur edhe si masë për të goditur policinë dhe për të mësyrë në Ministrinë e Brendshme. Por edhe kësaj here punëtorët e qytetit kanë qenë në lartësinë e duhur, pasi ndërsa demokratët vijonin protestën e tyre para Ministrisë së Brendshme ata kanë ndërhyrë për të pastruar të gjithë bulevardin dhe itinerarin ku kaloi protesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?