Ja çfarë po ndodh në Elbasan një ditë para Ditës së Verës
Shqipëria është kthyer në një “karantinë” në kuadër të masave të ndërmarra kundër koronavriusit. Të gjithë akset kryesore janë vendosur efektivë të shumtë të policisë dhe forca të ushtrisë, për të kontrolluar nëse qytetarët që kanë dalë me automjete e tyre, gjë kjo që është e ndaluar të paktën deri të dielën në mesnatë. Ndërkohë këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit vijon të mos ketë asnjë lëvizje automjetesh. Qytetarët kanë zbatuar rregullat e dhëna nga autoritetet duke qëndruar në shtëpi. Dita e Verës është nesër por nuk do të festohet në Elbasan siç e ka zakoni por këtë herë ballokumet do të konsumohen në shtëpi, sigurisht të bëra vetë.