Ja çfarë policësh politikë keni, zoti Çuçi! (FOTO)

Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi erdhi me një deklaratë publike, ku ndër të tjera tha se policia nuk është dhe nuk do jetë partiake.
U pelqye si deklaratë me një dyshim se ndodhet në oborrin rilindas, por prapë njeriu shpreson.
Ndërkohë ka shume akuza nga opozita se policia vazhdon të jetë e dhunshme dhe krejtësisht politike. Por kur e provon vetë dhe je deshmitar në ngjarje nuk ka ministër që ta ndryshon mendjen.
Ja se ç’ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 te rruga Bilal Xhaferri, afër gjimnazit Petro Nini Luarasi.
Disa banorë të pallatit në hyrjen e rrugës pa krye të Bilal Xhaferrit kishin parkuar makinat e tyre private në sheshin dhe para godinës ku banojnë, si çdo natë. Pas vendosjes së tabelës për rezidentët, ata kanë të drejtë të kenë prioritetin e parkimit në raport me qytetarë të tjerë jorezidentë, të cilët parkojnë në atë zonë sepse shkojnë në lokalet e bukura të zonës.
Rreth orës 20:00, te ky pallat vijnë forca të shumta policie pasi i kishte lajmëruar dikush nga bizneset aty afër.
Policët e shtetit sikur të ishin roje private të biznesit konfliktohen me banorët e pallatit që kishin parkuar makinat dhe u vënë gjoba.
Banorët, dhe veçanërisht Lutfi Doga bën debat duke kundërshtuar vendosjen e gjobave sepse ishte e padrejtë.
Ata janë banorë rezidentë dhe në vend që policia të gjobiste apo largonte makinat e atyre qe nuk ishin banorë, fillon gjobat ndaj rezidentëve.
Debati arrin kulmin mes banorëve dhe policisë, e cila u shtu në numër, sikur të kishte ndonjë ndodhur skenë krimi!
Zoti Doga, banor i hershëm në këtë pallat i drejtohet policisë:
– E keni gabim të nderuar, pasi këtu banoj dhe nuk kam ku e parkoj makinën sepse këtu e kanë zënë vendin me forcë “të fortët” e Tiranës qe vijne nëpër kafenetë këtej!
– Kujt i flet ti ashtu!?- drejtohen i policët burrit të moshuar.
-Kam të drejten time! Gjobisni këta
që nuk janë rezidentë e jo mua që kam shtëpinë këtu!
– Ore do të marrim në polici po kundërshtove!- policët u turrën sikur të kishin renë në gjah për mbushje furgoni.
Në ketë moment banori Doga nxjerr celularin për ti bërë foto ngjarjes.
Ata e kapin me forcë.
– Do ju nxjerr te gazeta KOHA JONE!- dhe sa tha këtë fjale iu sulën policët gjithë inat.
– Te KOHA JONE!?- pyeten policët.
Dhe i vunë gjobën trefish në raport me banoret e tjerë.
Ja kjo është policia e shtetit, zoti Ministër!
Mjafton edhe një detaj për të krijuar tablonë!- thotë piktori Edi Rama.
Kjo është tabloja para fillimit të fushatës.
Për një fjalë qe tha ai, KOHA JONË, dhe që është banor i pallatit ku kishte parkuar, ai mori gjoben trefish të cilën me zor do ta paguajë kur të marrë pensionin, bashkë me ilaçet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?