Ja çka deklaruar vrasesi i çekëve para prokurorëve

 

Ja çka treguar  Sokol Macaj përpara hetuesve:

 

Çfarë bëje gjatë kohës që ishe në makinë?

Unë kam pritur deri sa hymë në zonën me pyll që ti grabisja e mos të më shikonte njeri. U kërkoja të ndalonin makinën sa herë që shihja ndonjë kthesë të fshehtë, por ai djali nuk ndalonte. Më acaroi se u kthye disa herë të më merrte armën.

Si veprove pas kësaj?

Në fillim nuk doja t’i vrisja, doja vetëm t’i grabisja, të merrja makinën dhe të ikja. Por ai djali vazhdoi me ato të vetat.

Si me të vetat?

Frenonte fort, donte të më përplaste. Pastaj deshi të më merrte armën.

Po vajza?

Vajza po qantë gjithë rrugën. Bërtiste. Nuk e di çfarë thoshte se nuk kuptoja gjuhën, por kthehej nganjëherë nga unë dhe e shihja që qante.

Pastaj i vrave?

Po, sepse më kapi armën ai, shoferi. Atë qëllova të parin, dy herë në kokë. Pastaj qëllova edhe vajzën. Edhe atë pas koke. Makina iku vetë pastaj sepse shoferi vdiq, dhe u rrëzua.

Ti ishe në makinë kur u rrëzua?

Po, aty isha, unë nuk kisha si të dilja.

Dhe ty s’të gjeti gjë sigurisht?

U vrava pak, por dola shpejt nga makina.

Pse qëllove prapë makinën kur dole?

Isha me nerva. Nuk doli ashtu siç doja unë.

Po armën pse e le aty?

Pse ta merrja me vete. E dija që në një moment do më kapnit dhe nuk u kujdesa shumë për të fshehur gjurmët. Mendova vetëm që të largohesha dhe të mos më gjente njeri aty”.

 

Dhe mundimi i tij për të mos ta kapur nuk do të zgjaste pak. Ai do të humbte diku një atlete, do të bënte që të plagosjej një polic nga një plumb rikoshetë dhe do të qëndronte i fshehur për plot katër orë në fshatin Grudë e re, aty ku dikur kishte banuar familja e tij. I pa armatosur, me instinktet e një bishe mali ai ka kaluar nga një oborr në tjetrin. I ka shpëtuar plot dy herë rreth 300 policëve të angazhuar për të dhe kur është kapur, tamam si shtazët që i druhen vetëm një gjëje:lëndimit fizik, ai ka kërkuar që të mos e torturojnë pasi ta kapin.

Po si është e mundur që ky 20 vjeçar të jetë shndërruar kështu në një bishë gjakftohtë?

Përpos jetës së tij mes vetmisë së maleve fatin e tij e ka përcaktuar edhe në ngjarje e pesë viteve më parë.

Sepse i riu nga fshati Lotaj i Dukagjinit kishte lënë qelinë në burgun e Kavajës në muajin prill të këtij viti. Prej asaj kohe ai ka qëndruar “i qetë” deri më 3 korrik, kur ka pikasur dy të huajt dhe ka synuar grabitjen e makinës fuoristradë.

Për herë të parë Mjacaj u arrestua më 12 shtator të vitit 2010, për bashkëpunim në vrasjen e 13-vjeçarit Agim Leraj. Ngjarja ndodhi në fshatin Pjollë të Dukagjinit, ku jetonin bashkë me dy vëllezërit Besnik e Edmond Kodra. Në bashkëpunim me ta, Mjacaj u akuzua se thiri në pritë të miturin me qëllim grabitjen e varëses së floririt që djali mbante në qafë.

Pasi fëmijën e torturuan, trupin e tij e hodhën në ujërat e lumit, me qëllim fshehjen e gjurmëve. Disa orë pas zbulimit të trupit u konstatua se ai nuk kishte vdekur nga mbytja, por nga dhuna që ishte ushtruar mbi të. Mjacaj, ishte i vetmi që pranoi ngjarjen dhe dëshmoi se dy vëllezërit Kodra e kishin torturuar fëmijën.  Në fund të procesit në Shkallën e Parë, Gjykata vendosi dënimin me burg përjetë të Besnik Kodrës, si autori kryesor dhe dy të tjerët me nga 11 dhe 10 vjet burg. Në asnjë moment vëllezërit Kodra nuk e pranuan akuzën, duke thënë se ishte Sokol Mjacaj që kërkonte t’i përfshinte në një krim që nuk e kishin bërë. Kur vendimi u ankimua, trupi gjykues i Apelit po në Shkodër e shpalli të pafajshëm për bashkëpunim në vrasje Mjacajn, duke ia ulur dënimin në 4 vjet burg.

 

Megjithëse trupi gjykues në Apel u tregua i mëshirshëm për faktin se Sokol Mjacaj ishte i mitur, se ai nuk kishte marrë pjesë në krim dhe se nuk kish fajë se mos tregimin e tij e kishte bëtrë i shtyrë nga frika, djali vrasës nuk diti të përfitojë. Sapo doli nga burgu i Kavajës ai nxitoi të bëjë të vetmen gjë që jeta i ka mësuar: Të vrasë.

Më kot sot shumëkush kërkon kthimin e dënimit me vdekje për rastin e tij. Më kot ministri i brendëshëm ie shfrytëzoi këtë rast për të fshikulluar edhe njëherë drejtësinë. Më kot shumë qytetarë ndezin qirij dhe i kërkojnë falje të singjshmëve të tyre çekë për këtë krim të ndodhur në vendin e tyre.

 

 

SHKARKO APP