Ja ku duhet ti kërkoni paratë e politikanëve shqiptarë

Shenasi Rama thotë se paratë e politikanëve shqiptarë që kanë vjedhur kur kanë qenë në pushtet, nuk duhen kërkuar vetëm në Panama.

Sipas tij, ato duhet të kërkohen në Antibe, Zvicër, Greqi dhe shumë kryeqytete të Europës.

Keta qe duan te gjejne hajna shqiptare ne Panama Papers e kane nje numer problemesh te madha:

1.Ne shtetin shqiptar, kata lumemedhenjte tane biznesmene jane vetem fasade per parate e e medha qe vijne nga te huajt dhe politikanet qe marrin shumicen e fitimit. Se kush jane e si jane kurre nuk do ti marrim vesh, jo per tjeter, por keta tanet kane vene aq shume para sa duket sikur vetem keta kane vjedhur. E ne fakt shumica e tyre jane rrogetare. Pra, mendoni se sa eshte vjedhur prej nesh.

2.Per te gjetur parate e tyre duhet te shkojne ne bankat tona, ne Antibe, ne Qipro, Ne Greqi, por edhe ne zyrat e hipetekave te pronave ne te gjithe kryeqytetet e botes dhe kushedi cdo te gjejne, biznese, restaurante, dyqane, stoke, bonde, investime apartamente e me radhe;

3.Bejne mire qe te ndjekin procesin e privatizimeve, te koncesioneve, dhe te sipermarrjeve. nje zot e di se sa para jane vjedhur ne ate menyre. Me dhjetra miliarda euro me e pakta gjate nje qeverisje.

4.Dikush duhet te ndjeke shperlarjen e parave, nje histori qe eshte perseritur me te gjithe vendet e ndryshme, perfshire ketu edhe Irakun e Saddam Husseinit, drogen mafiat e te gjithe botes e me radhe.

5.Po ashtu bejne mire te blejne ca aparatura qe gjejne metale dhe te vizitojne shtepite e te gjithe ketyre dhe mandej do t’i kuptojne arsyet pse edhe vilat e plazhit i ruajne me nga tre-kater roje…”, shkruan Rama.

SHKARKO APP