Ja ku është e vendosur kamera në trupin e policit

Me një video të animuar, Ministria e Brendshme demostron projektin e ri: Kamera në trupin e policit. Me kamera do të pajisen fillimisht policët e Rendit dhe ato të Rrogores në Tiranë, më pas mund të shtrihen edhe në rrethe. Rama dhe Tahiri thanë sot se qëllimi është të luftohet korrupsioni.

“Çdo punonjës Policie do jetë i monitoruar 24h/24. Madje pa e kuptuar. Salla e Komandimit do mund të hyjë në veprimtarinë e tij të përditshme, në punën e tij me qytetarët, për të parë nëse punonjësi i Policisë respekton ligjin, kryen detyrën në mënyrën e duhur dhe i shërben qytetarit ashtu siç presim ne dhe qytetarët vetë”, tha Tahiri.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=iP1j0GQiOWY” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP