Ja kush do ta paguajë faturën e tërmetit
Pedagogu i ekonomisë, Albert Gajo i ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News renditi aktorët e faturës së tërmetit tragjik të datës 26 nëntor.
Ai tha që kostoja e tërmetit nuk do ti shkojë vetëm qeverisë, por një numri të madh të aktorëve të përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte.
“Kostoja e këtij tërmeti nuk do shkojë vetëm tek buxheti i shtetit. Atë do ta mbajnë në mënyrë direket apo indirekte një numër i madh, persona apo institucione, të cilat janë involvuar nga ky lloj tërmeti.
Fatura nuk do të shkojë vetëm tek buxheti i shtetit, por do ta përballojnë edhe individët që janë afektuar drejtpërdrejtë.
Pra ata që kanë humbur banesat në një mënyrë apo në një tjetër do të kenë një kosto nga tërmeti. Do të kenë kosto kompanitë e sigurimeve që kanë marrë përsipër një pjesë të bizneseve apo të banesave.
Drejtpërdrejtë apo indirekte do të marrin një kosto sepse ato do detyrohen të paguajnë një pjesë të dëmeve të shkaktuara.
Do të kenë kosto sigurisht edhe institucionet e tjera të involvuar në formën e kredidhënies qoftë bankat apo personat që kenë marrëdhënie financiare me individë apo biznese të përfshirë në të.
Pra do të jetë një numër shumë i madh aktorësh në rrethin e Durrësit, Krujës kudo ku ka ndodhur tërmeti.
Tërmeti tragjik i datës 26 nëntor shkaktoi 51 viktima, qindra njerëz të plagosur dhe mijëra banesa apo apartamente të dëmtuara.