Ja kush është kryekomisari Gazmir Preçi, i cili u arrestua për gjobvënie në Durrës. U bë shef sektori për narkotike

Kryekomisari Gazmir Preçi, i arrestuar në Durrës për gjobvënie, e kishte marrë gradën së fundmi. Ky nuk është rasti i parë që përballet me akuza të rënda, pasi në vitin 2021 kur ky oficer policie shërbente në Policinë e Fierit është arrestuar për shpërdorim detyre dhe kultivim bimësh narkotike. Çështja u mbyll dhe ai u promovua në detyrë duke u sjellë në Durrës si shef sektori për narkotike, ku kreu veprën e paligjshme të gjobvënies dhe përballet tashmë dy akuza të reja të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. SPAK përveç rastit të fundit, po heton edhe në lidhje me këtë rast të vitit 2021, si u mbyll çështja dhe pse u promovua Preçi në detyrë. Me marrjen e gradës kryekomisar, pritej një tjetër promovim ndaj këtij oficeri policie.

SHKARKO APP