Ja kush është viktima dhe të plagosurit, mes të lënduarve edhe vëllai i personit që mbeti i vrarë

BW ka siguruar identitetin e viktimës dhe të plagosurve nga ngjarja e rëndë në një lokal në Don Bosko në Tiranë. Sipas policisë, viktimë ka mbetur Erion Çela rreth 35-vjeç. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i viktimës, Blerim Çel, 28 vjeç. Sipas raportimeve ai ka marrë dëmtime në këmbën e djathtë dhe fytyrë.

Po ashtu, Azbi Selimaj, 19 vjeç ka mbetur i dëmtuar në shpatull. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës dhe mjekët kanë deklaruar se plagët e shkaktuara nga plumbat kanë prekur organet jetësore. Një tjetër i plagosur është Edmond Crroj, 41 vjeç. Raportohet se ai ka marrë lëndime në bark e këmbë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16”20 në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë. Viktima dhe të plagosurit, ishin duke konsumuar një kafe kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona jashtë lokalit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?