Ja kush janë 4 të arrestuarit për tritolin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër

Nga tetë personat e arrestuar nga Policia, FNSH-ja dhe RENEA gjatë operacionit të gjërë në Elbasan gjatë natës, 4 prej tyre dyshohet se janë autorët që synuan vrasjen e Lulzim Kullës në Shkodër duke shkaktuar plagosjen e 8 vetëve me tritol.

Policia e Elbasanit ka dhënë detajet për operacionin që ka zhvilluar mbrëmjen e djehsme në Elbasna të koduar si “Porosia”. Pesë persona janë arrestuar nga Pogradeci dhe Gramshi.

Pesë nga tetë të arrestuarit janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazmor Kukla

Swiss Digital Mobile Reklama

Gerald Yzeillari

Edmond Abazi

Kristi Maxhari

Kristian Petani

Katër prej tyre janë të dyshuarit për sulmin ndaj Kullës.

Atentati në Shkodër që shkaktoi tetë të plagosur, ndër ta edhe objektivin Lulzim Kullën, ndodhi më 13 janar 2018, ora 10:45 në lagjen ‘Partizani’

Si pasojë e shpërthimit me eksplozivin e vendosur në një motorçikletë u plagos Lulzim Kulla 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Po ashtu janë plagosur  D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar. Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?