Ja kush janë deputetët që votuan kundër marrëveshjes së 5 qershorit (EMRAT)

Janë publikuar emrat e deputetëve të cilët kanë votuar kundër marrëveshjes së 5 qershorit, për Reformën Zgjedhore.

Deputetët që votuan kundër janë: Adriatik Alimadhi, Halil Jakimi, Myslim Murrizi, Korab Lita, Halit Valteri, Ylli Shehu.

Votimi

Është votuar pak minuta me heret me 97 vota pro në Kuvend marrëveshja e arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik, mes PS-së, PD-së, LSI-së dhe opozitës brenda parlamentit.

Ndërkohë mësohet se 97 deputetë kanë votuar pro, 6 kundër, 6 deputetë nuk kanë votuar, dhe 4 të tjerë kanë votuar abstenim. Një prej atyre që e deklaroi votën e tij kundër marrëveshjes ishte kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi.

Marrëveshja e 5 Qershorit, që lidhet kryesisht me administrimin e zgjedhjeve, u miratua pas shumë diskutimesh në Këshillin Politik, dhe me ndërmjetësimin e fortë të amerikanëve. Fillimisht opozita brenda Kuvendit u tërhoq nga miratimi i kësaj marrëveshje, duke ngritur pretendimet e saj për listat e hapura dhe për ndryshimet Kushtetuese.

Rama, që duket se ishte dhe ideatori i të gjithë kësaj, pranoi ndryshimet Kushtetuese, duke lënë të pakënaqur PD dhe LSI, të cilët janë shprehur se me miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë që pritet të ndodhin javën e ardhshme, praktikisht është zhbërë marrëveshja e arritur në 5 Qershor.

Sipas Ramës, PS nuk ka marrë asgjë në marrëveshjen e 5 Qershorit, dhe se ai do të shtypte butonin për Lulzim Bashën.

“Ne mund të merrnim bonuesin për partinë e parë në këmbim të dhënies përgjigje të kërkesave tuaja, nëse do të kishim synim përjashtonim ata që janë jashtë, pasi parti e parë dihet se kush del. Nuk e kërkuam se do të ishte fyerje e madhe në skenën politike dhe shfrytëzim i rrethanave të këtij parlamenti, të përkohshme. Me ligj dhe kushtetutë e kishim bërë.

Ne donim për depolitizimin. Unë sot butonin do e shtyp për Lulzim Bashën jo për veten time, do e shtypim botonin për ata që mungojnë. Në këtë negociatë ne kemi bërë vetëm një gjë, ca të doni ju shkruani, por jo sikur thoshte Saliu, se ajo nuk është e vërtetë, asnjëherë nuk është bërë kështu.

Pas pushimeve do të vijnë me energji që ka ndodhur dicka, ka ndryshuar baza, ose më saktë një pikë që na detyron që të reflektojmë në ligjin zgjedhor mekanizmat e zbatimit. Nëse ata do të duan të rrinë jashtë, ju siguroj se nuk do të përpiqemi ti sjellim brenda”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP