Ja maturantët fitues në Drejtësi, Ekonomi dhe në Gjuhët e Huaja (LISTA)

Tri fakultete të Universitetit të Tiranës i dhanë fund dje ankthit të mijëra maturantëve, në pritje për të fituar disa nga degët më të kërkuara.

Ata kanë arritur të përllogarisin dhe shpallin në kohë rekord pikët për të gjithë aplikuesit, ndërsa gazeta boton vetëm listën me ID e 3100 fituesve në programet e studimit te Fakulteti i Drejtësisë, Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja. Këta janë vetëm fituesit e parë.

Gara e vërtetë nis me fillimin e regjistrimeve pas zhvendosjes së herëpashershme të vijës së kuqe, që ndan fituesit me ata që nuk kanë fituar. Duke inkurajuar ata që e gjejnë veten poshtë vijës së kuqe, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, thotë se rreth 400 vende hapen direkt në fazën e parë, shkruan Panorama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kush e ka mesataren mbi 7.5, të rrinë pa u trembur se do të bëhen studentë të fakultetit tonë. Edhe nëse të gjithë shoqet dhe shokët tuaj të shpallur fitues, do të regjistrohen për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë, mbeten 395 vende për ju. Por shumë më tepër kuota do të jenë në dispozicion, pasi një pjesë do të vendosin të regjistrohen në degë të fakulteteve apo universiteteve të tjera.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, e hëna është afati përfundimtar i zyrtarizmit të listave, ndërkohë që mësohet se disa fakultete, ndonëse kanë kalkuluar fituesit, kanë zgjedhur të respektojnë datën limit për t’i shpallur. Kjo nënkupton më pak kohë në dispozicion të kandidatëve për të bërë zgjedhjen e tyre.

Në fakt, nuk janë vetëm tre fakultetet e UT-së që i kanë paraprirë datës 28, të shpalljes së fituesve. Universiteti i Sporteve, ai i Arteve dhe universiteti i Korçës kanë të afishuar tashmë në faqet e tyre zyrtare, ID e aplikantëve fitues dhe ata jofitues. Kandidatët për studentë, që e kanë arritur atë çfarë duan, mund të regjistrohen në sekretarinë e fakultetit përkatës që më datë 29 gusht.

Më të vështirë do ta kenë fituesit e një dege më pak të preferuar. Ata duhet të zgjedhin nëse ia vlen të humbasin të drejtën e studimit në atë degë, për të vijuar garën drejt programit të preferuar. Në raundin e parë të regjistrimeve do të jenë 7 faza 2-ditore. Në përfundim të çdo 48-orëshi, lirohen vende bosh nga zhvendosja e vazhdueshme e vizës së kuqe.

Lista e aplikantëve fitues në degën Ekonomik. Fituesit janë deri në numrin rendor me vizë të kuqe:

Lista e aplikantëve të Degës BIZNES, në Raundin e Parë, për vitin akademik 2017 – 2018

Lista e aplikantëve të Degës FINANCË, në Raundin e Parë, për vitin akademik 2017 – 2018

Lista e aplikantëve të Degës INFORMATIKË EKONOMIKE, në Raundin e Parë, për vitin akademik 2017 – 2018

Lista e aplikantëve të Degës EKONOMIKS, në Raundin e Parë, për vitin akademik 2017 – 2018

UDHEZIMI

Fituesit e degëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Faza e parë. 

Gjuha angleze

Gjuha italiane

Gjuha frënge

Gjuha gjermane

Gjuha greke

Gjuha spanjolle

Gjuha turke

Gjuha ruse

Fituesit (Faza e parë)

Universiteti i Arteve

Universiteti i Korçës

Universiteti i Sporteve

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?