Ja me se merret Ilir Meta në qelinë e burgut
Gazetarja e TCH, Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga jeta në burg e Metës dhe çfarë ndodhi përpara se të shkonte në qeli.
“Ilir Meta është transportuar drejt 313-ës, e cila ndodhet fare pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Përgjatë këtyre orëve, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, Ilir Meta është mbajtur në observim, që konsiderohet ndryshe si zona e tranzitimit.
Siç më bëjnë me dije burime zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve, Ilir Metën është dërguar në sektorin B, ka përfunduar fazën e observimit. Ai është mbajtur në survejim nga psikologët, gjithashtu janë bërë kontrolle mjekësore.
Pasi ka përfunduar kjo fazë, ka marrë statusin e të paraburgosurit. Këto kontrolle mjekësore bëhen kundrejt çdo shtetasi që mbahet në fazën e observimit, menjëherë që gjykata shpall masën arrest me burg për çfarëdo vepre të mundshme penale”, – tha gazetarja për “Breaking” në Top News.
Më pas ajo u ndal dhe te kërkesat e Metës, i cili kishte kërkuar palestër dhe ambient për të kryer aktivitetet sportive.
“Më është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që Ilir Meta është vendosur që të qëndrojë i vetëm në qeli. Siç më bëjnë me dije burime shumë të sigurta, Meta ka kërkuar ambient për aktivitet sportiv, ka kërkuar dhe ka pyetur punonjësit e 313-ës nëse kishte apo jo palestër ku të merrej me sport.
Kjo ka qenë kërkesa e tij e parë. Më është konfirmuar që pas vizitave mjekësore që janë rutinë, është konstatuar që Meta nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor dhe këto të dhëna janë shkruar në kartelën e tij, sikurse dhe gjendja psikologjike, që psikologët dhe punonjësit e shërbimit social kanë shënuar që gjendja e tij paraqitet e qetë.
Ditën e djeshme, institucionet e burgjeve, në qelinë që e kanë akomoduar në sektorin B, i kanë instaluar gjithashtu dhe një televizor, ndërsa janë pranuar veshje nga jashtë, të cilat i kanë sjellë anëtarë të familjes së tij. Gjithashtu janë pranuar dhe produkte ushqimore”, – tha ndër të tjera gazetarja. /TCH/