Ja mesazhi që gjendet në çdo biletë të ndeshjes Shqipëri-Serbi (Fotolajm)

Kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga ndeshja e shumëpritur Shqipëri­-Serbi, vijon shitja online biletave për në “Elbasan Arena”.

Por krahas masave të larta të sigurisë që parashikohen për këtë ndeshje, edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një fushatë sensibilizuese ndaj të gjithë tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium.

Kështu, në brendësi të biletës çdo tifoz do të gjejë një mesazh të gjatë ku veç përkrahjes së kombëtares, kërkohet qytetari dhe sjellje model gjatë ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç theksohet në mesazh, një sjellje jo e mirë e tifozëve kundër skuadrës kundërshtare do të shuante ëndrrën e “France 2016”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëri­-Serbi parashikohet të jetë një ndeshje e tensionuar, jo vetëm për fatin e kombëtares kuqezi dhe shanseve të saj për në Evropian, por mbi të gjitha për trazirat që ndodhën 1 vit më parë në stadiumin e Beogradit. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?