Ja pamjet e momentit të arrestimit të 8 të “fortëve” të Krujës (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e momentit të shoqërimit të tetë personave në fshatin Nikël të Krujës. Kamera e Report Tv ndoqi operacionin në Nikël, teksa fillimisht kanë shoqëruar në mjet të blinduar Tukun (Flamur Haka), që njihet si më kryesori i Niklës.

Më pas janë shoqëruar veç Flamur Hakës, edhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit). Policia i ka ende nëpër furgona dhe presin të mbarojë aksioni ku do ti dërgojnë më pas në Tiranë apo Durrës.

Janë mbi 20 mjetë të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA. Në pikat kyçe janë vendosur snajpera për të parandaluar ndonjë rezistencë me armë nga personat që po kontrollohen. Aksioni është në vazhdim e sipër, nuk dihet ende nëse kanë sekuestruar armë, mjete të blinduara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Report TV, pamjet ekskluzive të aksionit në Nikel, momentet e ndalimit të të 'fortëve'

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?