Ja personat të rinjtë që futën drogë në autobusin ku udhëtonin të rinjtë e FRESSH

Zbulohen detaje nga sekuestrimi i drogës në autobusin me të cilën studentë të FRESSH ishin nisur për një udhëtim turistik drejt Turqisë.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se nga hetimet e para ka rezultuar se sasia e hashashit të fshehur në autobus ka qenë e guidës që bënte shoqërimin e studentëve, duke përjashtuar kështu studentët.
Ka qenë një sasi 100 kilogramë hashash e paketuar në një çantë.
Punonjësi i agjencisë, ka tentuar të përfitojë nga fakti që grupi ka qenë politik dhe besonte se pikërisht për këtë nuk do kishte pengesa gjatë rrugës.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë prangosur dy djemtë që shërbenin si guidë gjatë udhëtimit dhe dy shoferët e autobusit.
“Ervis Hyseni dhe Erjon Dace, janë dy personat që shërbenin si guidë, që u arrestuan në Turqi”­ thonë burimet e policisë.
Policia turke ka pasur sinjalizim për këtë veprim dhe pas sekuestrimit ka bërë arrestimin e përfaqësuesit të agjencisë që ka përgatitur udhëtimin.
Pas kontrollit dhe hetimeve të para freshistët kanë vazhduar rrugën.
Ambasada shqiptare ka mbajtur në kontakt Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe mësohet se janë shkëmbyer të dhëna mes dy policive./panorama

SHKARKO APP