Ja personazhet VIP që i janë bashkuar Veliajt në fushatën e Tiranës (Foto)

Erion Veliaj ka ditur gjithmonë të tërheqë pas vetes emrat e njohur edhe nga bota e artit dhe e kulturës. Sikurse shihni edhe nga këto foto, Gaz Paja dhe Redi Jupi i janë bashkuar ekipit të Tiranës duke punuar në terren për shtimin e radhëve të socialistëve të rinj për t’i dhënë PS një mandat të tretë në krye të punëve të vendit. “Filloi puna tek Njësia 13 – 200 ditë sprint! Shumë e dëshirojnë fitoren, por jo të gjithë stërviten si skuadër për fitore! Partia Socialiste e vetmja forcë sot që fitoren e sheh si mjet për të bërë akoma më shumë punë e bashkuar”, shkruan Veliaj. Pak kohë më parë, radhëve të socialistëve iu bashkua edhe aktorja tropojane, Arjola Demiri e cila u shpreh se Veliaj është shembulli më i mirë për t’u marrë nga të rinjtë dhe të rejat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?