Ja pse Kadaresë ia refuzojnë Nobelin. Krahasimi i qëndrimeve të tij me ato të Le Clezio

Gjithmonë mes shqiptarëve është bërë një pyetje : si ka mundësi që Kadare nuk e merr çmimin Nobel ? Kush e lufton ? Nga jashtë apo nga brenda? Apo siç thonë disa të tjerë faji është më shumë i vetë Kadaresë, që shpesh herë është treguar konformist dhe përkëdhelës i të mëdhejve ?

 

Mënyra se si ka reaguar ndaj atentateve vrastare të Parisit i jep të drejtë këtyre që mbrojnë variantin e dytë. Dhe kjo duket në gazetën « Le monde des livres » që është publikuar këtë të premte. Gazeta ka mbledhur edhe reagimet e 10 shkrimtarëve për atë që ndodhi me revistën « Charlie hebdo ». Aty bien në sy edhe reagimi i Kadaresë dhe i shkrimtarit Nobelist francez,  JMG Le Clezio. Ndryshimi është i dukshëm. Kadare merr anën e Evropës, mburr vlerat e saj. Ndërsa Le Clezio shikon problemet e Francës, ato çka duhet të rregullojë ajo, në mënyrë që urrejtja të ulet. Ndryshimi mes të dyve është i madh. Ja seç shkruan Kadare. “Ajo që Europa ka bërë, i përket një sfere unike, superiore mund të thuhet, asaj të vlerave shpirtërore: filozofia, arti, literatura, demokracia dhe liria e shprehjes, për të cilën ajo sapo u godit.

 

 E veçanta e këtyre vlerave bën pjesë në aktet humane më sublime. Në ndryshim nga pasuria materiale, pyjet, nafta, bankat, nga të cilat çdo vend përfiton për vete, vlerat shpirtërore u nënshtrohen të tjera ligjeve. Asnjë popull -apo asnjë familje popujsh – nuk i krijon për vete. Njëherazi,në të kundërt, që ditën e parë të krijimit të tyre, ato u ofrohen në mënyrë krej të natyrshme popujve të tjerë. Kështu Europa krijoi Danten, Shekspirin, Bethoven, -mund të themi edhe vetë Parisin, për vete, sikundër për të gjithë botën”. Së pari Kadare “harron” të përmendë se Evropa është edhe ajo e inkuizicionit dhe kryqëzatave, është edhe ajo e dy luftrave botërore të shekullit të kaluar, është edhe ajo ku lindi fashizmi dhe komunizmi. Por më shumë se për këto qëndrimi i Kadaresë duket fallco se ai e mburr evropën për ato që gjithkush i di, ndërsa më shumë se kurre ajo ka vevojë për ti evidentuar problemet, sidomos nga të huajt jashtë saj. Keshtu shkruan lapsi sot ne nje shkrim.

Por këtë më mirë se kadare e bën një francez, jo më kot shkrimtari novelist Le Clezio.

Ai i është drejtuar me një letër shumë të ndjerë  botuar në le monde des livres) vajzës së tij. Në këtë letër përpos të tjerave novelisti sheh edhe dështimin e shoqërisë së sotme franceze. Prandaj duhet të “shkatërrojmë getot, të hapim portat, ti japim çdo banori të këtij vendi një shanc, të dëgjojmë zërin e tij, po aq sa duam që ai të dëgjojë tonin” thotë ai për të njëjtën gazetë ku janë publikuar qëndrimet e dy shkrimtarëve. Pikërisht aty duket edhe diferenca mes një novelisti dhe shkrimtarit shqiptar të cilit ky çmim i është refuzuar.

Ne te vertete Kadare eshte simbol  dhe krenari e Shqiperise, ndonese ndonje qendrim  mund te ishte paksa me i prere kur ndryshohen sistemet. Gjithsesi Kadare mbetet i madh, ndonese duan ta shigjetojne nga poshte e lart, por ai eshte Monument e monumentet nuk shpohen nga shigjeta.

SHKARKO APP