Ja pse Rama dhe Basha nuk e kanë bërë testin për COVID 19
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/04/basha-dhe-rama-640x361-1.jpg)
Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha ndahen kur është fjala për debatin për të bërë testime masive në popullatë për COVID 19.
Por të dy i bashkon fakti se asnjëri prej tyre nuk i është nënshtruar këtij testi, kjo të paktën sipas deklarimeve publike të tyre.
Teksa u pyet për këtë çështje, Basha dha këtë përgjigje sot për gazetarët.
Lulzim Basha: Deri tani nuk ka pasur asnjë indikacion sipas këshillave të mjekëve apo të protokolleve të sigurisë të më detyronte të bëja testin.
Ndërsa shefi i qeverisë në një intervistë për “Provokacia” insistoi se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma.
Mustafa Nano: Për tu kthyer të kriza aktuale, unë pata një testim në familjen time. Dikush kishte temperaturë dhe u detyrova që edhe unë të bëj testin për të cilin rezultova negativ. Po ju keni bërë ndonjë testim?
Edi Rama: Jo. Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin. Që do të thotë se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka.
Mustafa Nano: Rasti i Boris Johnson tregon që edhe kryeministrat e vendeve të mëdha mund të infektohen…
Edi Rama: Shumica e kanë bërë…