Ja pse u arrestua djali i deputetit të PS

Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, 24-vjeçari i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Por nga njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se e vetmja vepër penale që rëndon ndaj djalit të deputetit, është ajo e përndjekjes, parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin  e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?