Ja rrefimi në polici i vrasësit Sokol Mjacaj

 

Nje rrefim i pashembullt ne pendese per vrasjen:

Rreth orës 16:00 të pasdites pasi mbarova disa punë në shtëpi vendosa të dalë në rrugë për të grabitur ndonjë turist që frekuenton zonën. Mora automatikun me dy karikatorë e futa në një çantë sportive dhe dola në rrugë në vendin e quajtur Lotaj. Aty prita pak, deri sa erdhi një fuoristradë me targa të huaja. I bëra shenjtë të ndalonte, ndaloi i kërkova të më merrnin si pasagjerë, komunikova me ta disa fjalë anglisht dhe u morëm vesh me shenja. Michal më tha se nuk kishin vend në makinë dhe tentoi të largohej, por nxora automatikun dhe i kërcënova duke qëlluar disa herë në ajër. Më morën në makinë dhe gjatë gjithë kohës e kam mbajtur automatikun pas kokës së shoferit, me fishekë në gojë, por sapo u afruam tek vendi i quajtur Mes-Lum shoferi tentoi të më marr armën dhe e për këtë arsye e qëllova. Më pas qëllova dhe shoqëruesen e tij, mjeti humbi kontrollin u batua dhe ndaj e lashë automatikun në makinë dhe ika për tu fshehur.

Ndërsa referuar lokalizimit të Mjacajt në fshatin Grud e Re ku ishte fshehur pas krimit, hetuesit janë ndihmuar nga dëshmia e të riut me iniciale A.D të cilit 20-vjeçari i kish shitur telefonin e turistëve çek.

Në dëshminë e tij A.D shprehet: Më datë 4 rreth orës 10:00 të mëngjesit në lokal më erdhi Sokol Mjacaj, atë e njihja pasi kish jetuar disa kohë më parë tek të afërmit e mi.  Ai u ul në lokal piu një kafe dhe mu afrua duke më thënë, e do këtë telefonin për 5000 mijë lekë. I thashë Sokol telefoni është i thyer dhe nuk kushton 5000 mijë lekë, më tha më jep sa të duash dhe i dhashë 500 lekë me kushtin se po të rregullohej si telefon do t’i jepja dhe 1000 lekë.

Më tej sqaron A.D: Sapo ndeza telefonin pashë foton e turistëve çek në ekran, dyshova se Mjacaj mund t’i ketë vrarë duke ditur se ai ka qenë e më parë i dënuar e njoftova menjëherë policinë

SHKARKO APP