Ja sa lekë do të marrin nxënësit e mësuesit që banojnë larg shkollës

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transportin e nxënësve dhe mësuesve të cilët banojnë larg shkollës. Tashmë mësuesit e nxënësit do të marrrin deri në 2700 lekë në muaj, nëse jetojnë deri në 20 km larg shkollës.

“Punonjësve mësimorë të arsimit parauniversitar, ku përfshihen punonjësit e arsimit parashkollor, arsimit fillor, arsimit të mesëm të ulët dhe të arsimit të mesëm të lartë (drejtor, nëndrejtor, mësues, edukator), të institucioneve arsimore publike, që punojnë jashtë qendrave urbane, qytetit/fshatit, larg vendbanimit të përhershëm të tyre, në largësinë mbi 5 km dhe kthehen brenda ditës në vendbanim, marrin lek për transportin. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me njësitë arsimore (drejtoritë rajonale arsimore/zyrat arsimore) miratojnë hartën e linjave, mbështetur në numrin e punonjësve mësimorë, nxënësve dhe fëmijëve që planifikohen të përfitojnë nga shërbimi i transportit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Distanca që do mbulohet shpenzimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Në masën 1 000 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm i tyre/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 5 km deri në 10 km. Në masën 1 500 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 10 km deri në 20 km.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në masën 2 700 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 20 km. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat kanë nënshkruar kontrata për shërbimin e transporit të nxënësve dhe mësuesve për vitin buxhetor 2017 para datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ky vendim do të zbatohet duke filluar nga data 1.1.2018.

Në rastet kur njësitë arsimore vendore nuk realizojnë me sukses procedurat e prokurimit publik të shërbimit të transportit të punonjësve arsimorë dhe nxënësve, njësitë arsimore vendore realizojnë mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e transportit të mësuesve, nxënësve e fëmijëve përfitues drejtpërdrejt, nëpërmjet llogarive bankare, në bankat e nivelit të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?