Ja si do jetë moti në fundjavë, sipas Meteoalb

Meteorologët parashikojnë në Shqipëri një fundjavë, ku reshjet e shiut priten të jenë prezente.

Sipas Meteoalb: E shtuna vijon me alternime kthjellimesh e vranësira të shpeshta duke sjellë reshje të përkohshme shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa mbeten prezente reshjet e dëborës në zonat malore. Vonë në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në territor.

Temperaturat ulen me 1 – 2°C gjatë mëngjesit, kurse mesdita sjell një rritje të lehtë temperature.

Swiss Digital Desktop Reklama

E diela në pjesën e parë të saj, paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje të pakta në zona të izoluara, ndërsa pjesa e dytë e ditës, kryesisht mbrëmja, sjellin fuqizim të përkohshëm të reshjeve në territor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke ngjitur maksimumin në rang vendi, mbi 17°C.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?