Ja si do të jetë moti në dy ditët e ardhshme

Teksa sot i gjithë vendi është pushtuar nga reshjet e borës, në dy ditët në vijim Instituti i Gjeoshkencave parashikon një rritje të temperaturave me 2 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare nuk do të ketë temperatura nën zero.

Sipas Institutit, mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet nga 3 deri në 9 °C, në vendet e ulëta nga 2 në 6 °C dhe në zonat malore nga – 5 deri në 1 °C.

Reshjet do të jenë lokale në formë shiu, në Tiranë, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër. Ndërsa në lindje dhe veri të vendit, kryesisht në terrenet malore do të ketë reshje të dobëta bore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?