Ja si është trafiku Tiranë-Durrës

 

Duke qenë se jemi në sezonin veror dhe turistët në vendin tonë janë të shumtë policia ka marrë edhe masat e nevojshme, në mënyrë për të eliminuar sadopak trafikun e rënduar.

Me qëllim shmangien e bllokimeve të mundshme të trafikut, policia e Tiranës sugjeron drejtuesit e mjeteve të ndjekin këtë intenerar levizjeje me mjet:  “Rruga Interurbane Tiranë-Vorë-Durrës,me fluks te madh levizje,nga ora 07.00,deri ne orën 10.00, dhe pasdite nga ora 19.00 deri 22.00,të shmanget nga drejtuesit e mjeteve dhe të përdorin aksin rrugor, Tirane-Ndroq-Plepa.

Ndërsa për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga zonat e veriut për në Tiranë, të përdorin aksin rrugor, Fushë-Krujë-Kamëz-Tiranë, kryesisht gjatë fundjaves.

Po ashtu policia ka vënë në dispozicion edhe dy numra telefoni papagesë për cdo problem që ka lidhje sigurinë e rëndit dhe qetësisë publike. Numrat e telefonit janë 129 dhe 126.

SHKARKO APP