Ja si një makinë shkel në mënyrë skandaloze rregullat e qarkullimit rrugor (video)

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet që përshkon karrugën kundravajtë dhe nuk respekton distancën e sigurisë, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, drejtoria e policisë Shkodër shkruan se ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti dhe i kanë vendosur atij masën administrative 15 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 141, në pikën 4 të nenit 146, pikën 1 të nenit 127 dhe në pikën 5 të nenit 198, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?