Ja si përfundoi Franca mbrëmë nga shirat e rrëmbyeshëm
Franca po lufton për përballimin e vërshrimeve të shkaktuara nga reshjet ekstreme. Në mbarë vendin ka pasur përmbytje. Ende ka rrezik në disa zona për mot ekstrem.
Reshjet ekstreme kanë shkaktuar një sërë vërshimesh dhe dëme në Francë. Kryeministri Michel Barnier e quajti këtë “katastrofën më të rëndë që prej 40 vjetësh”. Franca nuk ka përjetuar kurrë një gjendje të tillë. Tha ministrja e Mjedisit dhe Klimës Agnès Pannier-Runacher për televizionin BFM.
Veçanërisht rëndë është prekur komuna Givors, që ndodhet buzë lumit Rhône. 47 vetë përkohësisht mbetën të izoluar në një supermarket, derisa mundën të shpëtohen prej zjarrëfikësave. Më shumë se 400 vetë u evakuuan nga forcat e emergjencës duke u transportuar në vende të sigurta dhe strehimore emergjence.
Deri tani ka njoftim për një të vdekur në Paris si pasojë e motit ekstrem. Në veri të kreqytetit një pemë duke u rrëzuar zuri përfund një burrë.
Ekipet e shpëtimit janë mobilizuar në mbarë Francën
Në të gjithë vendin janë aktivizuar 2300 ekipet e emergjencës. Departamenti më i prekur reshjet e fuqishme ka qenë Ardèche. “Në disa zona në Ardèche ka rënë deri në 700 milimetra ujë në 48 orë”, tha Pannier-Runacher. Kjo sasi është më shumë se sasia e reshjeve vjetore në Paris. Rreth njëmijë vetë u desh të evakuohen në vende të sigurta. Dhjetra prej tyre u trasportuan me helikopter prej zonave të përmbytura.
Në Annonay vërshoi një digë. Qendra e zonës u bllokua për qarkullimin rrugor, shkollat u evakuuan. Në departamentin Loire u rrëzuan dy pemë. Në Bézier u godit prej rrufesë çatia e një shkolle muzike, rreth 60 fëmijë u transportuan në vende të sigurta. Shumë rrugë u bllokuan. Qarkullimi hekurudhor u ndërpre. Në departementin Haute-Loire disa lopë i rrëmbeu rryma e ujit.
Shërbimi metereologjik francez të enjten (17.10.) pati njoftuar për shkallën më të lartë të alarmit për mot esktre, në gjashtë departamente në qendër dhe në juglindje të vendit. Të premten situata u qetësua në përgjithësi. Për dhjetë departamente në gjysmën jugore të Framcë ende ka gjendje alarmi për rrezikun e vërshimeve.
Ende qarkullimi i trenave nuk është në funksionim të plotë për shkak të dëmeve. Në disa zona janë bllokuar autostradat.
Rrugë e mbushur me ujë që arrin deri në katin e parë të ndërtesave në Bayonne në jugperëndim të Francës.Rrugë e mbushur me ujë që arrin deri në katin e parë të ndërtesave në Bayonne në jugperëndim të Francës.
Pasojë e ndryshimit të klimës
Studiuesit sipas agjencisë së lajmeve AFP janë të mendimit, se ndryshimi i klimës i shkaktuar prej njeriut çon gjithnjë e më shpesh në dukuri ekstreme të motit. Edhe kryeministri Barnier tha, se në sfondin e ndryshimit