Ja turku që do të drejtojë Xhaminë e re të Tiranës, quhet Enes Bastur

CNN Turk, një nga mediat më të mëdha në Turqi, thotë se drejtimin e Xhamisë së re, do ta marrë imami turku Enes Baştür.

“Presidenti Erdogan do të vizitojë Shqipërinë më 10 tetor. Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Enes Baştür, i pari i Turqisë në recitimin e ezanit në vitin 2024, u emërua si imam i xhamisë së Namazgjasë, e cila do të vihet në shërbim me një hapje madhështore” – citon CNN Turk.

Kjo tregon se turku Bastur nuk do të pyesë apo të jetë nën urdhërat e Komitetit Mysliman Shqiptar, por direkt të Ankarasë, kryeqytetit të Turqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?