Ja vendimi i keshillit bashkiak sa do të paguani për parkimin e makinës tuaj në Tiranë

 

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e së mërkurës projektin për parkingjet me pagesë. Ky projekt parashikon ndarjen e Tiranës në 3 zona tarifimi: Zona A, Zona B, Zona C.

Në zonën A tarifa e vendparkimit në rrugë është 100 lekë/ora.

Ndërsa në sheshe për autoveturat deri në 5 minuta eshte falas, me pas varion në bazë të kohëqendrimit.

AUTOVETURAT

Nga 0-­3 orë kushton 300 lekë, nga 3-­8 orë 500 lekë, nga 8­-12 orë 800 lekë , nga 12­-24 orë 1000 lekë.

AUTOBUSET, 1 orё 500 lekë, nga 1­- 3 orё 1,000 lekë, nga 3-­ 8 orё 2,000 lekë, nga 8­-24 orё 3,500 lekë

Në zonën B tarifa për vendparkim në rrugë është 40 lekë/ora.

Ndërsa në sheshe deri në 5 minuta eshte falas me pas varion sipas kohes.

AUTOVETURAT Nga 0-­3 orë kushton 100 lekë , nga 3-­8 orë 250 lekë, nga 8-­24 orë 300 lekë

AUTOBUSET 1 orё 250 lekë , nga 1­- 3 orё 500 lekë, nga 3-­ 8 orё 800 lekë, nga  8-­24 orё 1,000 lekë

Ndërsa në zonën C deri në 5 minuta parkimi eshte falas

 Më pas tarifa për parkim në rrugë do të jetë 25 lekë/ora dhe në sheshe do të variojë nga 50-­250 lekë për autoveturat dhe 150-­500 lekë për autobusat.

AUTOVETURAT

Nga 0­-3 orë kushton 50 lekë, nga 3­-8 orë 120 lekë, nga 8­-24 orë 250 lekë

AUTOBUSET 1 orё 150 lekë, nga 1 – 3 orё 300 lekë, nga 3 – 8 orё 300 lekë, nga 8 – 24 orё 500 lekë.

Po ashtu Bashkia ka vendosur tarifa edhe për ata që duan të rezervojnë duke i ndarë në 4 paketa: 1 mujore, 3 mujore, 6 mujore dhe 12 mujore, ku çmimi ndryshon në bazë të zonës së tarifimit. 

(Shiko listen bashkengjitur)

SHKARKO APP