Ja viktimat e Elbasanit

Policia e shtetit po tregohet e rezervuar në konfirmimin e të dhënave për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Elbasan mbrëmjen e së mërkurës. Megjithatë nga burime në vendin e ngjarjes thuhet se viktimat i përkasin fisit Çapja. Të njëjtat burime thanë se kanë humbur jetën Arti dhe Agron Çapja. Viktima e tretë është me mbiemër Eno Bedalli. Agron Çapja është pronar i kompleksit “Univers” ku edhe ka ndodhur krimi. Përvec 3 viktimave janë edhe 6 të plagosur nga të cilët 2 në gjendje të rëndë.

SHKARKO APP