Ja yjet e magjishëm të muzikës, që do të ndezin sonte Natën e Bardhë në Tiranë

Nata e Bardhë rikthehet në Tiranë: Magji dhe yje në sheshin “Skënderbej”. Veliaj: Një mbrëmje që nuk duhet humbur

Festat e fundvitit nisin me një shpërthim emocionesh në zemër të Tiranës! Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë lajmin e madh se më “2 dhjetor”, sheshi “Skënderbej” do të jetë qendra e një mbrëmjeje të paharrueshme.

“Nata e Bardhë në zemër të Tiranës!

Më 2 dhjetor, sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në zemrën e festës, me një koncert që sjell artistë të njohur dhe atmosferë magjike për të gjithë!

Një mbrëmje që nuk duhet humbur – muzikë, energji dhe momente të paharrueshme”, shkruan Veliaj në postimin e tij.

 

Në këtë spektakël madhështor do të ngjiten në skenë yje të njohur të muzikës shqiptare, duke përfshirë:

– “Alban Skënderaj”,

– “Xhensila Myrtezaj”,

– “Anxhela Peristeri”,

– “Manjola Nallbani”,

– “Era Rusi”,

– “Juliana Pasha”,

– “Semi Jaupaj”,

– “Sardi Strugaj”,

– “Vesa Luma”,

– “Emra Brah”,

 

Ky koncert pritet të jetë më shumë sesa një mbrëmje muzikore.

SHKARKO APP