Jahjaga fle në vilën e Enver Hoxhës

Mediat kosovare raportojnë se Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do ta kalojë natën në shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha, në Bllok. Sipas Express janë shumë të rralla rastet kur shtëpia hapet për të pritur mysafirë. Së fundmi atje kishte fjetur Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Ky i fundit këtë shtëpi e ka pasur stacionin kryesor të tij, sa herë ka lëvizur në Tiranë.

Tani, Tirana zyrtare ka vendosur që edhe Presidenten Jahjaga ta nderojë me një vilë historike, që ka shumë domëthënie.

Siç edhe mund ta shihni nga kjo foto që ka siguruar Express tashmë për të janë ndezur dritat.

Ajo çfarë ka mbetur edhe më tutje enigmë është nëse Jahjaga do të zgjedhë shtratin e Rugovës, apo atë të ish diktatorit Hoxha, brenda kësaj vile./Gazeta Express/.

SHKARKO APP