Jahti ankoron në Sarandë, ekuipazhi nuk lejohet të zbresë
Aktualitet E Premte, 20 Mars 2020 16:58
Një jaht është ankoruar rreth orës 15:00 në portin e Sarandës dhe asnjë person nuk do të lejohet të zbresë.
Sipas Portit të Sarandës jahti që ka në bord vetëm ekuipazhin, ka mbetur në det të hapur pa karburant dhe kjo është arsyeja se përse ka mbërritur në Sarandë.
Asnjë nga personat që ndodhen në jaht nuk do të lejohet të zbresë, ndërsa ka pasur një tjetër jaht gjatë ditës së sotme për furnizim me karburant.