Jahti i braktisur në Shëngjin, shoqërohet një francez në Lezhë

Shoqërohet në komisariatin e Lezhës një shtetas francez, si pjesë e hetimit të jahtit të braktisur në Shëngjin.

Mësohet se një dokument i gjetur brenda jahtit (veliere) ka qenë indice për ta lokalizuar dhe identifikuar atë.

Ai ka pranuar që jahti është i tij dhe ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin.

Jahti me flamur slloven u gjet i braktisur në zonën e Patokut në datën 17 tetor.

Policia dhe Prokuroria ngritën dyshime të forta që veliera e braktisur në afërsi të Patokut, mund të përdorej për transportim të lëndëve narkotike.

Dyshimet e para ishin se në momentin që është afruar policia, 2 anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur duke u larguar me një gomone.

Kanë qenë këto arsyet për të cilat veliera është mbajtur nën kontroll 24 orë, por nuk është kthyer askush për ta marrë.

Hetimet per velieren e braktisur ne Patok,  2 persona u larguan kur pikasen forcat e policise

SHKARKO APP