Jaka: Të hënën hapet e gjithë industria e ndërtimit

Pas një paralize për shkak të masave të marra nga COVID 19,  kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka, njoftoi në “Ekopolitikë” në Rtv Ora se industria e ndërtimit rikthehet në punë të hënën.

Jaka: Ditën e hënë do të hapet e gjithë industria e ndërtimit bashkë me industritë e tjera që shoqërojnë ndërtimin dhe infrastrukturën. Kam dhe një njoftim tjetër, të gjitha kompanitë që kanë marrë autorizimin për mjetet dhe kapitalin human të tyre nuk do ti nënshtrohen rregullave të qarkullimit që i janë nënshtruar deri më tani. Ato që kanë autorizim dhe janë në sektorët specifikë dhe ato që kanë autorizimet e marra para se të dilte urdhri që bllokoi fashat e orareve nga dita e nesërme janë të lira të qarkullojnë.

SHKARKO APP